Simeone përgëzon Luis Suarez për debutimin e ëndrrave me Atletico Madrid

Luis Suarez ka regjistruar mbrëmë debutimin me fanellën e Atletico Madrid.

Sulmuesi nga Uruguai, Suarez, është përkujdesur për një debutim ëndrrash me fanellën e ‘Rojiblancos’.

Luisito arriti të shënonte dy gola, por shtoi edhe një asistim, në një ndeshje që e nisi nga stoli.

Për paraqitjen e tij, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka vetëm lëvdata.

“Dy golat e tij nuk më lënë shumë përshtypje sa më lë asistimi, vrapimet e tij dhe lëvizjet”, tha Simeone.

“Suarez e di se çfarë duhet të bëjë; të luajë për skuadrën”, shtoi trajneri.

Atletico Madrid përfundoi ndeshjen ndaj Granda me një fitore të thellë, 6:1. 

Ngjarja paraprake

Në Shkup 286 shofer të sanksionuar, prej të cilëve 150 për tejkalim të shpejtësisë

Ngjarja e ardhëshme

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe Jom Kipur

të fundit nga