Simeone: Duhet të vijojmë të punojmë

Pas eliminimit të Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit nga skuadra e Cornella, që militon në Ligën e tretë spanjolle, e ardhmja e trajnerit Diego Simeone te “colchoneros” është vënë në pikëpyetje.

Sipas mediave spanjolle, klubi po sheh mundësinë e largimit të trajnerit argjentinas.  

“Futbolli ka edhe të tilla të papritura. Gjithsesi, secili nga ne duhet të jetë i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë dhe pranojë gjithçka që vendos klubi”, tha trajneri Diego Simeone.

“Duhet të vijojmë të punojmë. Ky turne në vitet e fundit nuk na ka dhënë kënaqësi.

Përkundrazi, gjërat na kanë shkuar ters. Duhet të gjejmë një zgjidhje për Kupën, gjithnjë nëse do të jem këtu edhe vitin tjetër”, tha Simeone.

Ngjarja paraprake

Janë shqiptuar 390 gjoba për mos mbajtje të maskave

Ngjarja e ardhëshme

Senatori rus: Demokracia amerikane çalon në të dyja këmbët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian