Simeone: Askush nuk është i paprekshëm

Duket se divorci mes sulmuesit portugez ZHoao Feliks dhe skuadrës së Atletiko Madridit është i pashmangshëm. Ai që ka konfirmuar gjithçka është trajneri i “colchoneros”, Diego Simeone.

“Ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë. Asnjë nuk është i paprekshëm”.

Sigurisht që Zhoao është një lojtar i madh, i rëndësishëm dhe bëri një botëror të mirë me Portugalinë. Mori pjesë në shumë aksione goli dhe tregoi vlerat e tij.

Shpresoj që të rikthehet tek ne në të njëjtën gjendje fizike e emocionale që ishte në Botëror dhe të ketë të njëjtën qetësi që tregoi në Katar”, u shpreh Diego Simeone, që nuk ka një marrëdhënie të mirë me lojtarin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Akademi përkujtimore për profesor Again, Veprat e tij udhërrëfyes për brezat e rinjë

Story i radhës

E konfirmuar! Kjo është zyrtarisht shenja më histerike e horoskopit

Të fundit nga