Siguria në rrugën Elbasan-Librazhd/ Do vendosën barriera për gurët. Dhe barriera 4 metra të larta

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për krijimin e kushteve të sigurisë në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit.

Punimet e cilësuara si emergjente marrin shkas nga rrezikshmëria e këtij segmenti për shkak të rënies së gurëve nga shpati i malit.

Punimet do të vijojnë për rreth një muaj dhe konsistojnë në vendosjen e barrierave në shpat të malit të cilat do të pengojnë shkëmbinjtë që rrezohen sa herë ka reshje shiu.

Barrierat do të kenë një lartësi prej 4 metra dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara.

Ndërkohë janë marrë masat për menaxhimin e trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implementohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpateve.

Ky segment i aksit Elbasan Librazhd shpesh herë është bërë shkak për aksidente të renda si pasojë e problematikës që krijonte rënia e gurëve.

Aksi rrugor Elbasan Librazhd është një nga akset me trafikun më të rënduar pasi lidh dy pika doganore dhe gjithë  juglindjen me pjesën qendrore të vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Monika më ka zhgënjyer, Einxhelin do ta ketë shoqe”, bashkëshortja e Ilirit tregon marrëdhënien e balerinit me banorët pas finales

Story i radhës

Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

Të fundit nga