Sigal Prishtina mposhtet në Therandë

Pas humbjes nga Trepça, skuadra e Golden Eagle Yllit është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, suharekasit kanë shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “13 Qershori” ka përfunduar me rezultatin 86-81.

Lg Gill shkëlqeu në këtë ndeshje te vendasit, duke shënuar 30 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Mitchell Wilbekin me 16 sosh.

Kurse, te mysafirët nga kryeqyteti sonte u dallua Nigel Johnson me 21 pikë.

Pas kësaj fitore, Ylli renditet në pozitën e dytë me 41 pikë, aq sa ka edhe skuadra lidere, Ponte Prizreni, që nesër (e diel) takohet me Rahovecin.

Kurse, Prishtina renditet e parafundit (e shtata) me 34 pikë.

Ngjarja paraprake

‘Rrugë drejt prostitucionit’/ Danimarka ndalon lidhjet e vajzave me burra të vjetër të pasur

Ngjarja e ardhëshme

Mallkimi i mosleximit do të bjerë kobshëm mbi gjithë njerëzimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian