sigal prishtina mposht trepcen me 2 pike dallim 67882ecfae8d5

Sigal Prishtina mposht Trepçën me 2 pikë dallim

January 15, 2025
1 minut lexim

Sigal Prishtina ishte duke fituar thellë, por në fund fitoi me dy pikë dallim ndaj Trepçës, 67:65 (25:3, 14:17, 17:29, 11:16), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Sigal Prishtina e nisi ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme, ku dominoi tërësisht, derisa kampionët e Kosovës për dhjetë minuta shënuan vetëm tri pikë nga Drilon Hajrizi, derisa bardhekaltrit 25, duke e filluar sfidën për mrekulli. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, 14:17, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:20.

Por, fituesit e Kupës, vazhduan rikthimin në pjesën e dytë, ku fituan çerekun e tretë, derisa ndeshje mjaft interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku mitrovicasit barazuan shifrat në 65:65, derisa Sigal Prishtina arriti të fitonte 67:65, me dy pikët në fund nga Rashid Mahalbasiq, nga gjuajtjet e lira.

Më i miri te vendasit ishte pikërisht Rashid Mahalbasiq me 13 pikë e 13 kërcime, derisa te mysafirët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy javësh në Mitrovicë. Skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në finale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

eksperti austriak kerkon falje per krimet e luftes nga shteti i tij pse serbia nuk mund ta bej te njejten gje 67882b0f80e5b
Story i mëparshëm

Eksperti austriak kërkon falje për krimet e luftës nga shteti i tij: Pse Serbia nuk mund ta bëj të njëjtën gjë?

biden konfirmon marreveshjen e armepushimit mes hamasit dhe izraelit 6788325416466
Story i radhës

Biden konfirmon marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit

Të fundit nga

Qeveria me masa të reja ekonomike

Qeveria mori vendim për vendosjen e marzhës për shumë produkte ushqimore dhe jo ushqimore. Pavarsisht kërkesës së Odës së tregtarëve, që kërkonin të vendoset marzhë për 200 produkte, Qeveria vendosi për 1000
ShkoLartë