Si u prish miqësia për koncerte! Dafina Zeqiri heq nga “lista” Taynën dhe e zëvendëson me Kidën, reperja merr hak dhe e “zhduk” nga…

Dy vite më parë, Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Bye Bye”, i cili u kthye menjëherë në një hit.

Pas atij momenti, vajzat kanë qenë së bashku në koncerte të shumta, duke treguar se kishin një raport më shumë sesa pune, duke qenë mike të ngushta.

Debatet e fundit kanë bërë që dy artistet e famshme të shkëpusin çdo marrëdhënie miqësie. Bëhet me dije se shkak për këtë prishje është bërë pikërisht axhenda e përbashkët që të dyja do të kishin përgjatë sezonit.

Duke mos rënë dakord për datat, vendet, por edhe për pagesën, Tayna dhe Dafina kanë mbyllur kështu një raport të mirë miqësor dhe artistik. Pavarësisht prishjes së miqësisë, kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.

Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Mirëpo në koncertin e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës.

”Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, dëgjohet reperja, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina. Një reagim shpotitës ka pasur Dafina pas këtij fakti, duke treguar se tashmë ka lënë pas gjithçka ka ndodhur me Taynën dhe ka gjetur një mikeshë të re dhe një bashkëpuntore të mirë.

Ajo postoi një video në “Instastory” ku shfaqej në shoqërinë e Kidës, me të cilën është bërë shumë shoqe dhe shkroi: “Me qikën tem”.

Më pas, Dafina publikoi disa foto ku tregonte se Kida i ka dhuruar një pale syze, por më pas është penduar. Dafina dhe Kida sollën pak kohë më parë këngën “Luje belin”, por nuk morën të njëjtën përshtypje nga publiku si “Bye bye”.

Sipas komentuesve prisnin më shumë nga dyshja. Por pavarësisht kritikave kënga ka arritur 6 milionë shikime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i Këshillit Evropian: Le të shkurtojmë oksigjenin nga makina e luftës ruse

Story i radhës

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci: “Bota sot” ka qenë dhe vazhdon të jetë një dritare e sportit të Kosovës

Të fundit nga