Si u pasqyrua në mediat greke takimi Rama-Erdogan

Në përgjithësi mediat greke kanë pasqyruar me korrektesë vizitën e kryeministrit Rama në Turqi.

Agjencia shtetërore e lajmeve bën me dije se “Pala shqiptare nuk lëshoi një deklaratë mbi vizitën, por u bë e njohur se ajo u zhvillua me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Është një delegacion i qeverisë shqiptare i kryesuar nga kryeministri shqiptar qe po bën një vizitë zyrtare dy-ditore në Ankara. Në ditën e saj të parë sot, ai u prit nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial, ndërsa u nënshkruan tre marrëveshje në fushat e shëndetësisë, kulturës dhe infrastrukturës. Pala turke u premtoi zyrtarëve shqiptarë se një degë e Politeknikut të Ankarasë së shpejti do të hapet në Tiranë.

Sa u përket kanaleve televizive televizioni shtetëror është në të njëjtën linjë si Agjencia shtetërore e lajmeve.

Kanali Privat Open e quan zhvillim interesant i 24 orëve të fundit, pasi ka ndodhur 24 orë pas bisedës telefonike të ministrit të Jashtëm Nikos Dhendias me Edi Ramën,  në një moment kur dy vendet negociojnë për përcaktimin e kufirit detar.

Kanali Open nuk e shikon me sy pozitiv marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë për të shkuar në Hagë dhe për të përcaktuar në ketë mënyrë kufirin detar mes tyre si dhe zgjerimin e zonës detare greke nga 6 në 12 milje.

Televizioni Skai ka kryer lidhje direkte me korrespodentin në Ankara  dhe në fund është konkluduar se është i njohur kjo marrëdhënie mes Erdogan dhe Rama.

Sipas kanalit televiziv MEGA, në qendër të takimit është marrëveshja e detit si dhe shtëpitë për të dëmtuarit nga tërmeti. Theksohet gjithashtu se  shqetësohet Turqia për zgjerimin e ujërave detare në Jon nga ana e Greqisë në 12 milje ,fakt që mund të sjellë edhe zhvillime të reja në Egje dhe Mesdheun lindor.

Në media u paszqrua për diskutimin e çështjeve rajonale si dhe dypalëshe, në çdo lloj fushe politike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore.

Këto media theksojnë  se “Turqia është partneri i katërt më i madh tregtar i Shqipërisë. Se ka me  shumë se 600 kompani që operojnë në Shqipëri me rreth 15,000 punonjës. Se synohet rritja e investimeve turke në infrastrukturë dhe turizëm në Shqipëri. “

Ngjarja paraprake

Protestuesi i “rrëmben” zyrën kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, ja shënimi që i la

Ngjarja e ardhëshme

Evakuohen ligjvënësit nga Senati i SHBA-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian