Si të vendosni qerpikë të rremë në 5 hapa të lehtë

Një prej sekreteve të dukjes së bukur, është vendosja e duhur e qerpikëve.

Të gjitha i duam qerpikët e gjatë dhe të bukur kur bëjmë një makijazh të kompletuar me të gjitha, por kur vjen puna te vendosja e qerpikëve, ajo po që bëhet e mundimshme

Nëse jeni të vendosur që të mësoni mënyrën e duhur të vendosjes së qerpikëve, atëherë artistët e makijazhit kanë dhënë disa këshilla që po se do iu ndihmojnë

Përgatisni qerpikët tuaj natyral

Pasi të përfundoni hijen e syve dhe eyeliner, është koha të ktheni qerpikët me kthyese, dhe të aplikoni maskarën.

Aplikoni ngjitësin në qerpikët e rremë

Përdorni piskatore që të mbani qerpikët, dhe përdorni një tampon veshi që të aplikoni një shtresë të hollë ngjitësi në të. Mos e përdorni ngjitësin drejt nga tubi në bazë të qerpikëve.

Pritni të thahet ngjitësi paksa

Kjo po që ka një rëndësi të madhe. Lëreni ngjitësin të thahet për rreth 30 sekonda. Do të bëjë që qerpikët të mos rrëshqasin teksa i vendosni. Është e rëndësishme të lakoni paksa qerpikët pasi ta aplikoni ngjitësin.

Vendosni qerpikët

Përdorni piskatore që ta vendosni qerpikun në vendin e duhur dhe shtypeni paksa.

Përdorni eyeliner për të mbuluar shenjat e ngjitësit

Aplikoni paksa eyeliner për të mbuluar pjesët ku dallohet ngjitësi, dhe përdorni maskarë për të bashkuar qerpikët tuaj me ata të rremë.

Ngjarja paraprake

Bardhi i bën share postimit të ambasadores Kim: Pajisuni me ID

Ngjarja e ardhëshme

Strakosha dhe Muriqi me Lazion me pikë të plota

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian