Si të rifitoni interesimin për seksin nëse jeni duke marrë ilaçe kundër depresionit

Teknika të thjeshta ndihmojnë, ka për të shpërthyer pasioni

Dihet se ilaçet kundër depresionit ndikojnë në dëshirën për marrëdhënie intime, dhe ja si ta zgjidhni problemin dhe cilat teknika ndihmojnë.

Seksologia dhe trajnerja e ashtuquajtur për marrëdhënie intime Edwina Caito ka zbuluar disa mënyra të cilat do të ndihmojnë të ktheni interesimin për seks kur merrni ilaçe kundër depreisonit.

Humbja e interesimit për seks, eksitimi i ngadalshëm dhe pamundësia e arritjes së orgazmës janë efekte anësore të zakonshme të marrjes së ilaçeve kundër depresionit.

Disa nga mënyrat më të shpeshta për ta zgjidhur këtë problem janë aplikimi i masazhit erotik dhe shikimi i filmave pornografikë, sugjeron Edwina. Këto dhe disa mënyra të tjera për të rritur libidon, e cila pothuajse gjithmonë zvogëlohet kur një person merr ilaçe për çrregullime të humorit, antidepresantë dhe të ngjashme, ka zbuluar ajo për mediat britanike.

Bllokada e hormoneve

Kate ka shpjeguar që ilaçet kundër depresionit bllokojnë prodhimin e dopaminës, hormoni i cili dërgon sinjale eksitimi nga trupi te truri. Derisa, nga njëra anë, personat të cilët i marrin këto ilaçe ndiejnë qetësi dhe humor më të mirë, nga ana tjetër gjenden në një situatë shumë të pakëndshme, domethënë ndihen mirë por nuk kanë absolutisht kurrfarë dëshire për seks.

Sipas specialistes, është e rëndësishme që një person që ka filluar të trajtojë depresionin me ilaçe, të pranojë se do të ketë vërtet më pak seks në jetën e vet për një kohë dhe të informojë partnerin për këtë, sepse është e rëndësishme që edhe ai të jetë i përgatitur dhe t’i tregojë se kjo është një fazë e përkohshme dhe një problem që mund të zgjidhet.

“Flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja, përdorni lubrifikant të mirë dhe lodra seksi. Qasuni një marrëdhënieje intime si një lojë psikologjike – përpiquni të ngjallni interesin me masazh erotik, lojë aktruese, darkë me qirinj ose duke parë filma porno”, këshillon seksologia.

Përveç kësaj, është gjithmonë mirë që një person që merr antidepresantë të flasë me mjekun, i cili mund të ndryshojë terapinë dhe të prezantojë ilaçe që kanë një efekt negativ të reduktuar në dëshirën seksuale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vdes legjenda e futbollit, dy herë fituesi i “Këpucës së Artë”

Story i radhës

Horoskopi për datën 27 nëntor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga