Si të refuzoni me shumë mirësjellje atë tipin që ju fton vazhdimisht për të dalë

October 2, 2022
min lexim

Ka shumë gjëra në jetën e të rriturve që mësojnë t’i bëjnë mirë duke u praktikuar- -pagesat e taksave, sistemet e nderlikuara, vizitat vetëm tek doktori, etj, etj. E vetmja gjë që nuk do të na duket kurrë e thjeshtë dhe vetëm bëhet më frustruese me kalimin e kohës është refuzimi! Të refuzojmë disa here rresht të njëjtin person i cili këmbëngul të na takojë! 

1. Shihini drejt e në sy

E dimë që në një moment si ky mund të shihni këdo përveç njeriut që do të refuzoni, por në fund të ditës, dukeni më mirë. Kontakti me sy i tregon se jeni të drejtëpërdrejtë dhe shumë të qartë.

2. Mos jepni justifikime

Nuk keni pse t’i thoni as që jeni të lidhur dhe as që keni shumë punë! Këto zgjatje thjesht do t’i shkaktonin më shumë ankth, stres dhe shpresa të kota personit përballë jush.

3. Ji i qartë dhe i drejtë

Nuk mund t’jua bëjmë qejfin të gjithëve. Refuzimet janë të sikletshme, por sinqeriteti do t’ju mbrojë në çdo situatë. Kjo s’do të thotë që personi përballë do ta pëlqejë të vërtetën tuaj, por është e vërteta juaj dhe kaq. Mund t’i thoni: “Më ke ftuar disa herë për të dalë dhe ndoshta nuk kam qenë e qartë, por s’dua të të lë në konfuzitet. Nuk jam e interesuar për takime. Përgjgjja ime nuk do të ndryshojë dhe uroj ta respektosh duke ecur përpara.”

4. Jini konsistentë në refuzimin tuaj

Ki parasysh që ke përbëllë dikë që të pëlqen dhe ndryshimet e përgjigjeve mund të jenë më lënduese sesa vetë refuzimi. Nëse është “jo” duhet të jetë “jo”. Mos i lini në dyshim! 

5. Mos u ndjeni të detyruar të merrni përgjegjësi për ndjenjat e tyre

Eshtë e kuptueshme që duke refuzuar dikë mund të ndiheni keq, por s’jeni ju përgjegjës për ndjenjat e të tjerëve. Jeni vetëm për ndjesitë dhe përgjigjet tuaja. 

Jeni të dy të rritur dhe të rriturit supozohet të jenë të aftë për të menaxhuar zhgënjimet e tyre. 

6. Mos mbaj frikën e “të mos qënit i sjellshëm”

Gjëja më e rëndësishme për t’i kujtuar vetes? Nëse dikush s’po respekton kufijtë e tu, po abuzon verbalisht apo po ju kërcënon pas një refuzimi s’keni asnjë lloj detyrimi të jeni të sjellshëm me ta. Lloji i përgjigjes refuzuese duhet të bazohet tek personi përballë jush.

7. Praktikoni ca barriera në të ardhmen

Që të shmangni sa më shumë të tilla situata të sikletshme, mbani një lloj distance. Kjo s’do t’i jepte hapësirë personit tjetër për të këmbëngulur herë pas here për t’ju takuar. Në fund të ditës, kujtoni që keni çdo të drejtë për të thënë “jo”- dhe është një përgjigje e plotë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xavi flet për Lewandowskin

Story i radhës

Bora dhe Donaldi e “djegin” në dasmën e Arbër Hajdarit

Të fundit nga

ShkoLartë