Si të ndalosh zënkat me partnerin duke bërë vetëm këtë gjë

Kur ju dhe partneri gjendeni në mënyrë të pashmangshme në një debat të ashpër, mund të jetë e vështirë të kuptoni se si t’i zgjidhni gjërat pa e bërë më keq situatën.

Sipas një eksperti të marrëdhënieve, për të mos e përkeqësuar situatën, kryesorja është të dëgjosh vërtetë personin tjetër dhe t’i japësh atij idenë se po përpiqesh ta kuptosh.

Eshtë e rëndësishme të mbani mend që ju jeni një ekip, dhe se nuk duhet të mendoni se në fund të debatit ka një fitues apo një humbës.

Konflikti është një tregues i kujdesit dhe interesit për përmirësimin e marrëdhënies. 

Edhe nëse po bëni çmos për të qëndruar të qetë, gjithsesi, nuk mund të kontrolloni gjithmonë emocionet tuaja, kjo është arsyeja pse është plotësisht në rregull të bëni pushim nëse keni nevojë.

“Një gjë që çiftet mund të bëjnë për të ndaluar një konflikt të përshkallëzohet është të shmangin diskutimin kur ata janë të lodhur dhe pa humor “, thotë Ashley Chambrello, një terapiste martesash e licensuar. Vazhdimi i një debati kur jeni në këtë gjendje është i kotë. “Unë i inkurajoj klientët të marrin një kohë 30-minuta, veçmas, nëse secili prej tyre po ndihet bosh dhe i mërzitur.”

Vetëm sigurohuni që nuk do e përdorni këtë pushim për të përkeqësuar mendimet. Bëni një yoga të shpejtë, shkoni për një shëtitje, shikoni një shfaqje televizive ose lexoni artikuj lifestyle. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjuetia e Putinit për “tradhtarët”/ Kështu i vendosi në arrest shtëpiak dy krerët e inteligjencës ruse FSB

Story i radhës

​Reagon Ronaldo pasi u shpall golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Të fundit nga