si te mburresh per arritjet e tua pa u dukur arrogant e 65a03b6bb32ef

Si të mburresh për arritjet e tua pa u dukur arrogant/e?

January 11, 2024
1 minut lexim

Nuk është aspak gabim të tregosh herë pas here për arritjet e tua, por në kohët që po jetojmë kur ka kaq shumë probleme, ekspertë e komunikimit shprehen se ekziston një lloj frike se personi përballë mund ta marrë si mendjemadhësi çdo bisedë rreth suksesit.

Por ka disa këshilla specifike se si mund ta bësh këtë pa u ndjerë aspak keq që tregove të vërtetën.

Meredith Fineman, autore e “Brag Better: Master the Art of Fearless Self-Promotion”, ka zbuluar për Cosmopolitan disa nga këshillat për komunikim më të mirë.

Si fillim duhet të pranosh dhe kuptosh se arritjet e tua janë të vlefshme për t’u ndarë me të tjerët!

Nuk të duhet të fitosh një çmim që të tregosh për arritjet e tua dhe është e rëndësishme të mos biesh pre e frikës. Madje sipas Meredith, frika është tregues se je shumë i aftë në atë që bën.

Prano që të mburresh është pjesë e të qenurit i mirë në punën tënde: Nuk ka rëndësi në çfarë profesioni je, gjithmonë do të duhet të flasësh për punën e mirë që ke bërë para personave që njeh.

Duhet ta kthesh në prioritet të treguarin e punëve të mirave që ke bërë: Sidomos në ambientin e punës, ka rëndësi të vësh në dukje arritje të ndryshme, pasi në raste të caktuara ato biseda bëhen vendimtare të së ardhmes tënde në kompaninë ku punon.

MARKETING

RENT A CAR

balla u vendosen para drejtesise 5 persona per dhune me baze gjinore dhe dhune sesuale ndaj te miturve 65a037f391f22
Story i mëparshëm

Balla: U vendosën para drejtësisë 5 persona për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë se*suale ndaj të miturve

nje dron spiunon kombetaren e algjerise arrestohet fajtori 65a03e8310ed8
Story i radhës

Një dron spiunon kombëtaren e Algjerisë: arrestohet fajtori

Të fundit nga

ShkoLartë