Si të ktheheni në formë pas festave të fundvitit

Festat e fundvitit ofrojnë për te gjithë momente te bukura qe ruhen për një kohe te gjate ne kujtese. Mbrëmje te bukura, takime me miq dhe te afërm, dhurata qe shkëmbehen, e shume gjera te tjera te gëzueshme. Por veç këtyre, ato kane edhe anën e tyre jo edhe aq shume te pëlqyeshme.

E kemi fjalën për shtimin ne peshe, ose shëndoshjen. Është vene re se mesatarisht gjate këtyre ditëve, shtohen mesatarisht 3 kg me shume ne peshe. Ndaj krahas shume gjerave qe urojme për vitin e ri, duhet te jene edhe ato qe lidhen pikërisht me shëndeti e organizmit tone. Kryefjala e këtij viti duhet te jete “Humbisni ne peshe”.

Pas ditëve te fundit te vitit, dieta qe duhet te ndjekim ne fakt nuk duhet te synoje vetëm dobësimin e shëndetshëm, por detoksifikimin. Ushqimet duhet te jene te varfra ne kalori, yndyra, por te pasura ne ujë, vitamina e kripëra minerale.
Ne tavolinat tona nuk duhet qe te mungojnë kiwi, portokallet, dardhat. Te gjitha këto janë te pasura ne vitaminën C, por edhe fosfor, kalium te cilat përmirësojnë aktivitetin intestinal.

Veç tyre, zarzavatet duhet te jene gjithmonë te freskëta. Ne radhe te pare spinaqi i cili është i pasur ne hekur, po kështu edhe sallata, e cila është e varfër ne kalori, por heq ndjenjën e urise. Karota gjithashtu, e pasur me vitaminën A, finoku, janë te rekomandueshme ne këtë periudhe. Nuk duhet te heqim dore edhe nga orizi, mishi i pulës, por edhe supat, veçanërisht me bishtajore.
Por dieta nuk mund te japë maksimumin e saj nëse ajo nuk shoqërohet edhe me lëvizje fizike. Ushtrimet fizike janë shume te rëndësishme, por ato duhet qe gjithmonë te bëhen me rregullsi. Filloni pra menjëherë pas festave me pesha, biçikleta, ushtrime te tjera fizike, por edhe me ecje dhe vrapime ne ajër te pastër.

Ngjarja paraprake

Toka “përpiu” shtëpitë në Norvegji, vijojnë kërkimet për personat e bllokuar

Ngjarja e ardhëshme

Greqia hyn në bllokimin më të rreptë për një javë, dyshohet varianti i ri shumë infektiv i koronës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian