Si të jeni një mik i mirë

Të gjithëve u pëlqen të kenë miq. Nëse keni për zemër njeri të veçantë, me siguri dëshironi që të keni një marrëdhënie të fortë me të dhe pyesni veten se çfarë duhet të bëni për të qenë një mik i mirë. Për të qenë një mik i çmuar, ofroni mbështetjen tuaj në gëzimet dhe momentet e vështira. Kaloni rregullisht kohë me të dhe ruani kontaktet, pavarësisht largësisë. Në fund, mësoni të komunikoni mirë për të evituar grindjet dhe keqkuptimet.

1. Gëzoni për sukseset e mikut tuaj

Nëse doni të jeni një mik solidar, një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni është të gëzoheni për sukseset e tij. Përkushtohuni që të bëheni mbështetësi më i madh dhe urojeni për sukseset e tij, pa u ndjerë ziliqar.

Shpesh zilia jua bën të vështirë gëzimin për një njeri tjetër, edhe për dikë që e konsideroni mik. Megjithatë është shumë e rëndësishme që të gëzoheni për të, sepse njerëzit duan të kenë pranë tyre persona pozitivë, që t’i bëjë ata të ndihen mirë. Edhe nëse ndjeni pak zili, mundohuni ta lini mënjanë atë ndjenjë dhe urojeni me sinqeritet. Do të ndiheni më mirë nëse do ta bëni dhe do të kuptoni se gëzimi për një njeri tjetër është më pak stresuese sesa zilia.

2. DËGJOJENI NË MOMENTET E VËSHTIRA

Dëgjimi është gur themeli i rëndësishëm për një miqësi të fortë. Nëse e dini se miku juaj po kalon një moment të vështirë, ofrohuni që të dëgjoni. Nuk duhet të gjeni zgjidhje dhe as t’i jepni këshilla, por vetëm ta lejoni që të shprehet lirshëm për ndjenjat e tij.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të thoni, vetëm dëgjoni, pasi në këtë mënyrë miku juaj do të ndihet më i lirë t’ju flasë për veten.

Kujtoni që, edhe pse dëgjimi është i rëndësishëm, nuk duhet të jetë një miqësi me sens unik. Nëse kuptni se miku juaj ju kërkon që ta dëgjoni gjithmonë, por në këmbim nuk është asnjëherë i gatshëm që t’ju dëgjojë, duhet të rivlerësoni miqësinë. Të jesh një mik i mirë është e rëndësishme, por të tjetër nuk duhet të përfitojnë nga disponibiliteti juaj. Duhet të prisni që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë me ju.

3. KUJTONI DATAT E RËNDËSISHME

Gjërat e vogla ndihmojnë që të hidhni themelet e një miqësie të fortë. Kujtoni datat e rëndësishme në jetën e mikut tuaj, si ditëlindjet, përvjetoret dhe ngjarje të tjera.

Kujtohuni gjithmonë për ditëlindjen e tij. Nëse keni problem me kujtimin e datave, mbajini shënim në një promemorie ose në celular. Jo domosdoshmërisht duhet të bëni diçka të jashtëzakonshme, si një dhuratë e madhe çdo vit, por mikut tuaj mund t’i pëlqejë të marrë një telefonatë ose një kartolinë urimi.

Ka dhe data të tjera të rëndësishme në jetën e mikut tuaj? Edhe ngjarjet e trishtuara duhen kujtuar. Për shembull, nëse ka humbur një njeri të dashur, përvjetori i vdekjes së tij mund të jetë një ditë e vështirë për mikun tuaj. Mundohuni ta kujtoni dhe dërgojini një mesazh duke i thënë se je pranë tij atë ditë dhe se je i gatshëm t’i qëndrosh pranë nëse ka nevojë për ju.

Ngjarja paraprake

Tanzani, dhjetëra të vdekur gjatë ikjes në rrëmujë

Ngjarja e ardhëshme

Rivaliteti mes dy kompanive premton ditë më të mira për smartfonët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian