Si të jemi më efikas në punë

Gjithsecilit prej nesh mund t’i ketë ndodhur që të mos arrijmë të përfundojnë një detyrë apo një projekt të caktuar.

Midis ngarkesës dhe shqetësimeve të shumta mund të ndodhë që ne të mos arrijmë të japim më të mirën tonë. Në këtë rast, duhet gjetur formula e duhur për të larguar sa më shumë të mundemi stresin dhe ankthin që zakonisht i shoqërojnë situata të tilla. Në këtë drejtim vetëkontrolli dhe mbi të gjitha, mirë-balancimi i jetës personale dhe asaj profesionale është shumë i rëndësishëm.

Gjatë një dite të plotë pune, një punonjës kalon në ambientin e punës tetë orë, kohë gjatë së cilës ai akumulon stres nga mbingarkesa, afatet që duhet të realizojë dhe mbajtjen e përgjegjësisë për rolin që ka. Nëse këtyre objektivave sfiduese të lartpërmendura, do t’i shtonim edhe probleme të ndryshme te jetës personale, atëherë ato do të bëheshin shumë të vështira për t’u menaxhuar.

Për t’iu ardhur në ndihmë punonjësve të ndryshëm, Fabrizio Travaglini, Drejtor Ekzekutiv i Page Personnel, ndan shtatë këshilla të thjeshta, të cilat do të ndikojnë në rritjen e rendimentit në punë. Ja se cilat janë ato:

Pushoni mjaftueshëm

Kjo është ndoshta ndër këshillat me shpesh të përmendura, por të pushoni nga 7 deri në 9 orë, është një element shumë i rëndësishëm i produktivitetit. Prandaj bëni kujdes me pushimin. Sa më shumë që të pushoni, aq më të larta do të jenë mundësitë për të pasur sukses në punë.

Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar

T’i siguroni trupit tuaj nivelin e duhur të vitaminave, proteinave dhe sheqernave është shumë e rëndësishme, sepse nëse ju do të ushqeheni në mënyrën më të shëndetshme, në po të njëjtën mënyrë të shëndetshme do të ushqehet edhe mendja juaj.

Aktivitet fizik

Nuk është i domosdoshëm një abonim në palestër, mjafton të shkoni në punë (gjithmonë nëse distanca nga shtëpia në punë nuk është e papërballueshme) në këmbë ose me biçikletë, ose të largoheni nga puna në orarin e pushimit të drekës dhe të bëni një shëtitje.

Në këtë mënyrë, ju jo vetëm që do të çlodheni por edhe do të keni mundësi për të menduar apo për të reflektuar për çështje të ndryshme.

Objektiva realë dhe të matshëm

Nëse doni të jeni të suksesshëm në këtë pikë, ju këshillojmë që të përcaktoni objektiva sa më të qartë dhe mbi të gjitha të realizueshëm brenda ditës apo edhe gjatë javës së ardhshme. Mos humbisni kohë me projekte të cilat nuk duhen përfunduar brenda një afati të shkurtër, menaxhojeni në mënyrën më të mirë kohën tuaj.

Përpiquni të rriteni vazhdimisht profesionalisht

Nëse gjatë karrierës suaj, ju mundoheni të rriteni vazhdimisht profesionalisht, atëherë të jeni të sigurt se edhe objektivat tuaj do të arrihen më lehtësisht.

Mundohuni të jeni gjithmonë sa më të organizuar

Periudhat e mbingarkuara nuk mungojnë kurrë, por nëse nuk do të menaxhohen ashtu siç duhen atëherë rezultatet tuaj në punë nuk do të jenë aspak të kënaqshme. Listat klasike me të gjitha gjërat që duhet të bëni gjatë një dite pune, apo gjatë gjithë javës do t’ju vijnë gjithsesi në ndihmë, prandaj do të bënit shumë mirë po t’i përdornit.

Mos harroni kohën që duhet t’i kushtoni vetes suaj, është shumë e rëndësishme

Stresi në punë sjell vetëm probleme. Shpeshherë, thjesht të shkëputeni nga rutina dhe të pushoni është më se e nevojshme. Në këtë mënyrë në momentin që ju do të riktheheni në punë do të jeni më energjik se kurrë më parë.

Ngjarja paraprake

Rama: Vlorën do ta bëjmë ndër destinacionet më tërheqëse të Mesdheut

Ngjarja e ardhëshme

Ky është shqiptari i Kosovës, që la pa fjalë një ish Jugosllavi 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian