Si ta kuptosh që s’është thjesht miqësi, disa shenja që tregojnë se po flirton me ty

Ka njerëz që janë më shumë miqësor se të tjerët dhe janë pikërisht këta që të konfuzojnë. Ti s’e kupton kurrë nëse ai/ajo po tregohet thjesht i sjellshëm apo po flirton. Ke frikë t’i japësh një shenjë pasi nuk je e qartë, por kjo situatë duhet të marrë fund

Që kjo të ndodhë, merru me detajet. Të gjitha më poshtë, tregojnë se po, ai/ajo po flirton me ty dhe intuita s’po të gënjen.

Shikim i zgjatur

Nëse dikush është i interesuar në mënyrë romantike me ju, shikimi që do t’ju japin është i veçantë. Mezi do të t’i shqisë sytë dhe në ato çaste do kuptoni që po flirton dhe madje shumë hapur.

Pyetjet që bëjnë janë goxha të thella

Ai nuk po tregohet thjesht miqësor nëse kërkon të futet brenda mendimeve të tua, tek mënyra si e sheh botën, apo tek pyetjet filozofike rreth jetës. I intereson ti.

 Përpiqen të kenë kontakt fizik

Nëse të prek krahun vazhdimisht, të përqafon apo ecën ngjitur me ty, sigurisht që s’është thjesht miqësor. Trupi flet më shumë se çdo gjë tjetër.

Arrini ta dalloni romancën në ajër

Ehhh, një xhiro e gjatë në park. Një kapje e sikletshme duarsh apo një puthje e vjedhur s’kanë nevojë për fjalë.

Ngjarja paraprake

​22 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia më fatale te burrat, vdekshmëria u rrit me 69% në korrik-dhjetor 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian