Si ta kuptoni që keni të bëni me një vend toksik pune pa aplikuar ende aty

Një mjedis toksik pune ndikon shumë në gjendjen tonë mendore. Shpesh, nuk mjafton një rrogë e kënaqshme për të zgjedhur një vend pune, kur e di që në zyrë rrethohesh nga kolegë abuzivë apo kompani pa një etikë të caktuar pune. Të gjitha këto lënë shenja tek ne që reflektohen në shëndetin fizik dhe mendor si përshembull stresi i shtuar, mungesa e gjumit apo urisë, etj, etj. Si ta kuptoni që një ambient është i tillë pa aplikuar ende? 

5 sinjalet kryesore i gjeni në vijim.

1. Njerëzit që punojnë atje flasin keq për kolegët dhe mund të tregojnë brenda pak minutash edhe gjëra konfidenciale që ndodhin brenda kompanisë. Dëgjoni me kujdes çfarë thuhet rreth ambientit dhe mënyrës sesi trajtohen njerëzit atje.

2. Kompania në fjalë ka komente negative ku mes të tjerash përmendet një kulturë e keqe pune.

3. Në rrjet ekziston një video apo një tjetër provë që tregon se liderat sillen keq me punonjësit.

4. Gjëja e parë që struktura organizacionale të përmend është fakti që ti mund të dështosh. Ç’mund të presësh nga një ambjent pune që të dekurajon ende pa nisur mirë?
 

5. Shihni mirë nëse kompania ka patur probleme ligjore. Kjo tregon shumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin: Nuk ka asgjë që ne nuk mund të zgjidhim, nuk jemi fajtorë për rritjen e çmimeve

Story i radhës

Tirana, arkat pritet të mbushen sërish me shitjen e lojtarëve të tjerë

Të fundit nga