Si ta kuptoni që është koha e duhur për martesë?

Ju mund të jeni shumë të lumtur në lidhje, por martesën mund ta shikoni si një përkushtim të madh.

Shpeshherë një cift nuk e di se kur është koha e duhur që dashuria e tyre të kurorëzohet me martesë.

Më poshtë mund t’i lexoni disa shenja që tregojnë që tashmë lidhja juaj është e gatshme për hapin e madh:

Kur jeni bashkë arrini të nxjerrni në pah më të mirën tuaj
Pyesni veten nëse partneri juaj ju bënë juve njeri më të mirë. A jeni më i/e qetë, më i/e durueshëm kur jeni më të? Atëherë padyshim që kjo është një shenjë shumë e mirë.

Jeni si një ekip
Në lidhje nuk ka të bëjë me atë se kush është fituesi e kush humbësi. Nuk ka të bëjë me atë se kush është dominues. Një lidhje e fortë dashurie do të thotë kur dy persona janë ekip i mirë së bashku.

Bëni tifo për njëri – tjetrin
Përpara se të martoheni, duhet të jeni fansat më të mëdhenj të njëri – tjetrit.

Keni vlera të njëjta
T ë dy i doni ose jo fëmijët. Jeni të dy persona që shpenzoni shumë, ose që kurseni. Pjesa më e bukur e martesës është që ju kompletoni njëri – tjetrin por ndihmon shumë kur të dy personat shkojnë në të njëjtin drejtim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin për herë të parë pas tensioneve me Ukrainën mbanë fjalim, ja si e fillon

Story i radhës

Lewandowski: Ky Bayern ka probleme, si i shkunda shokët në pushim

Të fundit nga