Si rrallë njerëz, Benzema bën dopietë Bugatti Chiron. Super-makina 2.5 milionë euro

Rreth 6 muaj më parë, Karim Benzema tregonte plot krenari në rrjetet sociale makinën e re, Bugatti Chiron, makinë ekskluzive me vlerë 2.5 milionë euro.

Kjo ishte dhurata që francezi i bëri vetes gjatë 2020-ës, një vit i vështirë por që pa Benzema të fitonte titullin kampion në Spanjë.

Por së fundmi, sulmuesi i Real Madrid ka postuar një tjetër Bugatti Chiron, blerë disa vite më parë.

Të kesh një makinë të tillë është luks i vërtetë pasi prodhimi i tyre është shumë i limituar (vetëm 500), ndërsa të kesh dy në të njëjtin garazh është akoma më luks.

Nuk duhet harruar paga e Benzema. Francezi përfiton £274,000 në javë (rreth 300 mijë euro) ose £14,248,000 në sezon. (rreth 16 milionë euro).

Image
Ngjarja paraprake

Rritet çmimi i derivateve të naftës

Ngjarja e ardhëshme

Irani rifillon pasurimin e uraniumit në 20%

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian