Si reagon një femër që nuk e do më mashkullin që ka pranë? Këto janë disa ndryshime që vihen re

Kur një femër nuk ndjen më për mashkullin  që ka pranë, fillon të ndryshojë totalisht. Më poshtë do tëmund tëlexoni disa ndryshime që pëson një femër jo e dashuruar. 

1. Mashkulli që ka pranë nuk mbetet më pika kryesore e referimit të saj.

Partneri i saj nuk është më një pikë referimi në diskutimet që ajo bën dhe as në mendimet e saj. Është e trishtë, por ai nuk është më pjesë as e planeve të saj për të ardhmen dhe ajo fillon të projektojë një tëardhme pa të, e cila i duket më e bukur. 

2. Nuk e sheh më si më parë.

Kur zgjohesh, nuk e sheh më. Kur në mes dy personave ka dashuri, në momentin e zgjimit, e sheh dhe e përkëdhel personin tjetër. Ndërsa në një rast të tillë, zgjimi është tepër i ftohtë. 

3. Nuk të mungon më.

Kur je larg shtëpisë, partneri nuk të mungon më dhe ndihesh më mirë vetëm. E harron që personi tjetër nuk është dhe kur ai të njofton se po vjen, fillon të duket më e mirë vetmia dhe mungesa e pranisë së tij. 

4. Hani të ndarë.

Nuk i kalon më vaktet duke konsumuar ushqim bashkë me të. Dikur i konsumonit vaktet bashkë, me diskutime e të qeshura. Tani edhe kur i kaloni bashkë vaktet, ato janë të qeta e pa biseda. 

5. Argëtohesh pa të.

Jeta jote fillon të kërkojë mënyra të tjera për të qenë e lumtur dhe në këto momente, për fat të keq, partneri yt nuk bën pjesë. 

6. Ndalon së u shqetësuari për të.

Pa e vënë re, fillon të mos shqetësohesh më, nëse partneri yt është mirë apo jo. Nuk bëhesh e keqe, thjesht vjen një moment kur nuk të intereson ta dish se ku është apo çfarë po bën. Vjen një moment, kur nuk tëintereson mëdhe fillon të mendosh për veten, për fëmijët e tu dhe për personat e tjerë, përveç tij. 

7. Fillon të mendosh për një dashuri të re.

Fillon të projektosh një dashuri të re. Fillon të krijosh plane me një person të ri që ke njohur dhe nis tëmendosh se është e mundur të dashurosh sërish, madje më shumë se më parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inzaghi: Kemi grumbulluar më pak pikë se sa kemi merituar

Story i radhës

Bekteshi: Ndalimi i eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit zgjatet deri më 15 prill

Të fundit nga