Si po shkon fushata e vaksinimeve me Sputnik V në Rusi?

Të gjithë qytetarët rusë mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën Sputnik, megjithatë duket se vaksinimi po ecën me hapa të ngadaltë në vend.

Në mars, Presidenti rus Vladimir Putin tha se vetëm dy milionë rusë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, një shifër që përfaqëson më pak se 2 për qind të popullsisë.

Sipas të dhënave nga “Our World Data” deri më datën 17 mars, rreth 5.5 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë, që përkon me afro 3.81 për qind të popullsisë.

Duket se hezitimi ndaj vaksinës është i lartë, pasi vetëm 30 për qind e qytetarëve kanë pohuar se janë gati të marrin vaksinën Sputnik V, sipas një sondazhi nga Qendra Levada, një organizatë e pavarur sondazhesh ruse.

Kjo shifër ishte edhe më e ulët për persona të moshës 18-24, ku vetëm 19 për qind thanë se duan të vaksinohet, ndërsa përqindja ishte më e lartë, 40 për qind, tek persona mbi moshën 55 vjeç.

37 për qind e popullsisë janë përgjigjur se janë të shqetësuar për efektet anësore, ndërsa 16 për qind thanë se nuk “ka kuptim” vaksina kundër coronavirusit.

Autoritetet po përpiqen që të nxisin qytetarët që të vaksinohen, për shembull kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, ka thënë se do të zhbllokojë kartat sociale të cilat mbartin një sërë privilegjesh, si ulje në çmimin e transportit publik, për personat që imunizohen.  

Por, si funksionon vaksinimi në Rusi?

Qytetarët mund të paraqiten pranë poliklinikave për të marrë vaksinën pa kurrfarë pagese pasi shpenzimet mbulohen nga shteti.

Përpara vaksinimit, qytetarëve iu bëhen një sërë analizash, si matja e nivelit të oksigjenit, rrahjet e zemrës dhe  tensioni, e po ashtu verifikohet nëse kanë alergji apo sëmundje shoqëruese.

Pas marrjes së vaksinës, rekomandohet që të qëndrojnë në klinikë për rreth 30 minuta në rast të shfaqjes së një reaksioni alergjik. Dy dozat administrohen brenda një harku kohor nga 3 javë në 2 muaj.

Cilat janë efektet anësore?

Pas marrjes së vaksinës, disa prej efekteve anësore që mund të shfaqen janë dhimbje në zonën ku është administruar vaksina, rritje e qarkullimit të gjakut, ethe, temperaturë, kollë e lehtë, dhimbje muskujsh dhe dhimbje koke.

“Këto simptoma largohen brenda 3-4 ditë pas vaksinimit”, thuhet në letrën e të dhënave mbi vaksinën.

Ngjarja paraprake

Rina Balaj ‘ngrit’ temperaturat, shfaqet me fustanin transparent

Ngjarja e ardhëshme

Atentati në Durrës, pistat ku po heton Policia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian