Si po ecën fushata e vaksinimit anti-Covid në Europë dhe botë deri tani

Fushata e vaksinës anti-Covid 19 ka nisur në disa vende të Europës dhe botës, ku sigurisht të parët që kanë përfituar janë shtete të fuqishme dhe me peshë në arenën ndërkombëtare, si në fushën ekonmike, ashtu dhe në atë politike.

Por ka edhe vende që kanë marrë me qindra e mijëra doza dhe kanë një nivel të ulët të vaksinimit.

Franca – Deri tani, autoritetet shëndetësore franceze kanë marrë 560 mijë doza të vaksinës “Pfizer / BioNTech, por të dhënat zyrtare (të raportuara ende në 20:30 më 31 dhjetor), flasin për 352 doza të administruara.

Fushata e ngadaltë e vaksnimit ka zemëruar edhe presidentin francez Emanuel Macron, i cili ditët e fundit ka dalë nga izolimi pas infektimit me Covid 19.

Macron iu referua akuzave të opozitës, por edhe të shkencëtarëve, se vaksinat kundër koronavirusit në vend po vonohen.

Ai u zotua të mos lejojë asnjë vonesë dhe theksoi: “Çdo francez që dëshiron do të ketë mundësinë të vaksinohet”, megjithatë, kërkoi edhe më shumë ritëm. “Shpejt dhe me forcë. Unë jam në luftë çdo ditë, në mëngjes, në mbrëmje dhe pres të njëjtin angazhim nga të gjithë”, – tha presidenti.

Anglia – Përballë Britanisë së Madhe, e cila sapo është larguar nga BE, Parisi duket “i vogël”, sepse kryeministri  Boris Johnson njoftoi për “një milion të vaksinuar”.

Johnson mund të konsiderohet i kënaqur, sepse Britania e Madhe, që ishte vendi i parë në zonën evropiane që filloi fushatën e vaksinimit, arriti një “rekord”.

“Ne kemi vaksinuar një milion njerëz, më shumë sesa pjesa tjetër e Evropës së bashku”, – tha kryeministri britanik.

Johnson theksoi se rreth 530.000 doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca do të jenë në dispozicion në qendrat e vaksinimit që nga e hëna, dhe “disa milionë më shumë” të vaksinës “Pfizer” ende nuk u është dhënë pacientëve.

Gjermania – Edhe të dhënat e Gjermanisë, e cila është afër 200 mijë të vaksinuarve, kanë zemëruar presidentin francez, Macron.

Megjithatë, në strategjinë e vaksinimit qeveria po u përmbahet prioriteteve të caktuara, për shkak të sasisë aktualisht të pakët të vaksinave

Vaksina kundër Covid-19 në Gjermani është falas. Atë e paguan qeveria. Shteti do t’ua ofrojë vaksinimin, deri në fund të janarit, rreth 4 milionë shtetasve gjermanë.

Aktualisht, Gjermania ka në dispozicion vetëm vaksinën e Biontech/Pfizerit, 670.000 doza në javë.  Në janar pritet të shtohen edhe vaksinat e firmave të tjera, fillimisht e firmës Moderna, që do të licensohet në 6 janar në BE.  Kështu që, për gjithë vitin 2021, Gjermania pret të ketë 300 milionë doza vaksinimi.

Italia – Të paktën mbi 72 mijë persona në Itali janë vaksinuar kundër koronavirusit, sipas të dhënave të bërë të ditura nga autoritetet italiane.

Lazio kryeson numrin më të lartë të personave të vaksinuar mes rajoneve të vendit, me 16.366 vaksina të realizuara.

Ndjekur më pas nga Piemonte me 9.478 të vaksinuar, Toskana me 6.824, Campania me 6.671 dhe Lombardia me 2.446. Italai ishte dhe mbetet një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.

SHBA – Sa i përket fushatës së vaksinimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecin me ritme të kënaqshme. Më shumë se katër milionë doza të vaksinës Covid janë administruar në vend. Në orën 9 të mëngjesit të së shtunës, “CDC Covid Data Tracker”, raportoi se 13,071,925 doza ishin shpërndarë dhe 4,225,756 janë administruar. Të dhënat mbulojnë të dy vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Megjithatë, Kina është vendi i parë në botë me 4.5 milionë doza anti-Covid 19 të injektuara deri tani në popullatën e saj.

Ngjarja paraprake

Genoa – Lazio, ky është vendimi për Vedat Muriqin

Ngjarja e ardhëshme

Plazhi i Durrësit “pushtohet” nga mbetjet e lumenjve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian