Si Kurti dhe Vuçiq përzunë Ramën nga Samiti në Athinë dhe detyruan grekët të ftonin presidentin Begaj?

August 22, 2023
min lexim

Ditën e djeshme u mbajt samiti i Athinës me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës ishin edhe drejtuesit e Bashkimit Europian. Samiti i organizuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis erdhi pikërisht në kuadër të 20-vjetorit të Deklaratës së Selanikut, që hapi rrugën për integrimin evropian të rajonit. Por në këtë samit mungoi Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama nuk u ftua dhe si çështje kryesore u raportua për shkak të tensioneve për dosjen Beleri. Por të gjithë e dimë që kjo është një çështje që i përket drejtësisë dhe pikërisht SPAK, një organ që është nën patronazh nga amerikanët dhe Rama nuk ka asnjë gjë në dorë në këtë situatë. Pra lepuri mund të flejë diku tjetër! Mund të ketë qenë pikërisht ndikimi i fortë i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në përzënien e Ramës nga ky samit duke detyruar grekët të ftonin presidentin Begaj. Nuk është çudi pasi së fundmi ata e kanë bojkotuar liderin shqiptar si kurrë më parë, shkruan gazeta Sot.

Si Kurti dhe Vuçiç refuzuan ftesën e kryeministrit Rama pak javë më parë për takimin që u zhvillua me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Ata nuk erdhën në takim, ndërsa dërguan në Tiranë përfaqësues të tjerë. Presidenti serb dërgoi si rrallëherë në Tiranë kryeministren serbe Ana Brnabiç.

Braktisja e tyre erdhi pas qëndrimeve të ashpra të Vuçiçit dhe Kurtit ndaj Ramës kur i vizitoi në Beograd dhe Prishtinë. Kurti nuk e takoi fare. Vuçiç “i bëri dush të ftohtë” duke i treguar vendin për të mos ndërhyrë në punët e brendshme mes Kosovës dhe Serbisë. Pra Mitsotakis e ka patur më të lehtë për ta lënë jashtë takimit Ramën nëse Kurti dhe Vuçiç e kanë kërkuar këtë gjë.

Presidenti serb dhe lideri kosovar muajt e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes si asnjëherë më parë. Ata kanë marrë një rol shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Zyrtarët më të lartë Bashkimit Evropian, por edhe nga SHBA kanë zbarkuar në zyrat e tyre. Duke nisur nga Borrell, Lajçak, Escobar, kryeministra të shteteve të ndryshme të BE, dhe duke përmendur edhe telefonatat me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkombëtarët kanë qenë të gjithë në radhë për tek zyra e Albin Kurtit dhe Vuçiçit. Prania e tyre para Mitsotakis do të ishte më e rëndësishme dhe mungesa e Ramës nuk do të binte në sy, pasi ndërkombëtarët kanë filluar ta izolojnë  liderin shqiptar dhe amerikanët kanë dy vite e gjysmë që “se shohin dot me sy”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paraja gjithsej me rritjen më të ulët në katër vjet, forcimi i lekut frenoi ofertën monetare

Story i radhës

Qëndrimi ndryshe i Alban Skënderajt për faturën e papaguar të italianëve në Shqipëri

Të fundit nga

Erolldi dhe Diola publikojnë momente intime

Erolldi dhe Diola këto ditë kanë vendosur t’i kalojnë në vende të nxehta siç është Maldive. Çifti kanë vendosur të ndajnë momente të lumtura mes tyre nuk ka munguar as puthja. Nga
ShkoLartë