Si janë përshtatur njerëzit me “lockdown-in” e dytë

Mbajtja me detyrim e maskës, në ambientet jashtë shtëpisë dhe ora policore, pra ndalim qarkullimi, nga ora 22 deri në 6 të ditës tjetër, janë masa të marra nga vendi ynë në kuadër të mbylljes së dytë.

Sipas të dhënave të policisë, rreth 20 mijë qytetarë janë gjobitur deri tani, për mosmbajtje maske dhe gati 30 persona janë gjobitur për mosrespektim të orës policore.

Mos-mbajtja e maskës gjobitet me 30 mijë lekë të vjetra dhe thyerja e ndalim qarkullimit, me 100 mijë lekë të vjetra.

“Mua më ka prishur punë, së nisesha në 5 e 30 për punë. Tani nisem në 6, pasi rashë dakord me punëdhënësin.”

“Po kuptojmë që kemi qenë me mirë më përpara. Nuk dimë kur do mbarojë, por masat duhet t’i respektojmë, nuk kemi c’të bëjmë. I ka marrë gjithë bota.”

“Nuk më ka ndaluar policia ndonjëherë, se jam e rregullt.”

Ngjarja paraprake

​AFP: 1.313.471 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në botë

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 1.3 milion persona kanë vdekur nga koronavirusi në botë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian