Si iu përgjigjë Ukraina, Rusisë për dorëzimin e Mariupolit?

Kanë kaluar disa orë që nga një afat i caktuar nga Rusia për Ukrainën që të heqë dorë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, ku 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar me furnizime në pakësim, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Çfarë kishte thënë Rusia?

Ushtria ruse i kishte dhënë kohë Ukrainës deri në orën 05:00 me orën e Moskës (02:00 GMT) të hënën për të njoftuar dorëzimin e qytetit, duke premtuar se në këmbim do të ruante dy korridore humanitare për civilët që të largoheshin nga qyteti.

Si u përgjigj Ukraina?

Ukraina e hodhi poshtë ultimatumin. “Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë dorëzim, dorëzim të armëve,” u citua të thoshte zëvendëskryeministri i vendit.

Duke folur për BBC, një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit tha se premtimet e Rusisë nuk mund të besohen dhe mbrojtësit do të luftojnë deri në ushtarin e fundit.

Çfarë mund të ndodhë tani?

Nuk është e qartë.

Moska nuk specifikoi se çfarë do të bënin trupat e saj që rrethojnë qytetin nëse ultimatumi i dorëzimit refuzohej.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Helmimet e nxënësve, krim i pandëshkuar!

Story i radhës

Gabimi më i madh që bëjnë vajzat dembele para gjumit

Të fundit nga