Si funksionon në organizëm vaksina e Pfizer?

Lajmi se vaksina e parë efikase kundër koronavirusit mund të parandalojë infektimin e më shumë se 90% të njerëzve, bëri menjëherë xhiron e botës.

Presidenti Donald Trump e përshëndeti lajmin që u dha pikërisht në ditën e parë të punës pas humbjes së tij në presidencialet amerikane. “ Tregjet e aksioneve u rritën, vaksina del shpejt. Raportohet të jetë 90% efikase. Një lajm shumë i mirë”, ka shkruar ai.

Por si funksionon saktësisht kjo vaksinë. Shkëncetarët marrin disa pjesë të kodit genetik të virusit që e ndihmojnë atë t`iu kërkohë qelizave çfarë të krijojë dhe ta veshin në acide yndyrore të lipideve, përmes të cilave hyn në trupin e saj.

Vaksina nga ana tjetër hyn te qeliza dhe i thotë të prodhojë proteinën spike të virusit. Kjo e nxit sistemin imunitar të prodhojë anti-trupa dhe të aktivizojë qelizat T për të shkatërruar qelizat e infektuara. Nëse pacienti ekspozohet ndaj Sars Cov 2, atëherë qelizat T dhe antitrupat aktivizohen menjëherë për ta luftuar korovirusin.

Pfizeri beson se do të jetë në gjendje të garantojë 50 milion doza të vaksinës deri në fund të këtij viti, dhe rreth 1.3 miliardë në fund të 2021. Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë 10 milion doza deri në fund të vitit, dhe 30 milion doza të tjera i ka porositur tashmë. Mbeten sidoqoftë edhe disa sfida të natyrës logjistike, pasi vaksina duhet të ruhet në temperatura që shkojnë në minus 80 gradë Celsius.

Ngjarja paraprake

Merkel përshëndet Biden-in: Së bashku përballë sfidave

Ngjarja e ardhëshme

Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, kthehet në atdhe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian