Si e pësoi Kosova për 1 vit nga Koronavirusi?

13 marsi i 2020, ishte dita e parë kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me Covid-19.

Që nga ajo kohë e deri më tani po bëhen gati një vit prej se virusi gjendet në mesin tonë.

Situata me të infektuarit, nuk është se ka pasur përmirësime, e numri i personave që humbin jetën gjatë 24 orëve varion nga 3-5 persona mesatarisht.

Vendi ynë, që nga dita e parë e deri tani, zyrtarisht sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë regjistroi 68 mijë e 777 raste pozitive nga 303 mijë e 652 të testuar deri tani.

Kthyer në përqindje, nga numri i personave të testuar, pozitiv me virusin korona, kanë rezulutar 22,65 përqind e të testuarve.

Ndërsa, sa i përket rasteve të vdekjeve si shkaktar virusin, në vend, nga 68 mijë e 777 raste pozitive, 1595 prej tyre kanë humbur betejën me virusin e panjohur.

Kthyer në përqindje 2,32 përqind e rasteve pozitive kanë përfunduar me fatalitet.

Pak ditë pa u bërë një vit nga rasti I parë me Covid-91,  në vendin tonë nga 68 mijë e 777 raste pozitive, luftën me virusin që e ka përfshirë botën, e kanë fituar 59 mijë e 643 persona, ose 86,72 përqind e të infektuarve.

Raste aktive në Kosovë janë 7 mijë e 539, apo 110.96 përqind e rasteve positive, mbesin aktive ende.

Ndryshe, me 11 shkurt, Qeveria në detyrë e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e reja antiCOVID.

Me vendimet e reja, orë policore nuk do të ketë në asnjë qytet të Kosovës, studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objekte të fakulteteve, derisa orari i punës së operatorëve ekonomikë në gjithë Kosovën do të jetë nga ora 05:00 deri në 22:00.

Mes tjerash në njoftim është thënë se në tubimet publike, të organizuara në ambiente të hapura mund të marrin pjesë 80 persona, derisa në ato të mbyllura deri në 50 persona, për dallim nga 30 persona sa janë lejuar në hapësira të mbyllura dhe 50 në ato të hapura deri më tani.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga 27 shkurti e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në zonën e verdhë janë  10 komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Ngjarja paraprake

Abramovich i mahnitur nga Tuchel, vë në dispozicion milionat për merkaton e verës

Ngjarja e ardhëshme

Dest: Jemi në garë për titullin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian