“Si ditën e parë…”/ Patozi kujton Olldashin në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë

Kreu i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka publikuar një video në Facebook, teksa këndon me kitarë një këngë, tekstin e të cilës e ka shkruar Sokol Olldashi.

Ndryshe nga herët e tjera, Patozi ka dalë nga kornizat e politikës, siç jemi mësuar ta shohim vazhdimisht, për t’i kushtuar këngën me titull “Si ditën e parë…” mikut të tij të ndjerë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë.

Në çdo përvjetor të vdekjes së Olldashit, Patozi nuk harron ta përkujtojë në rrjetet sociale mikun e tij, duke i kushtuar poezi apo edhe vargje këngësh.

Deputeti dhe ish-Ministri i Transporteve Sokol Olldashi humbi jetën 7 vite më parë pas një aksidenti tragjik me automjetin e tij, në Krrabë të Tiranës.

Ngjarja paraprake

Hudhen poshtë tri padi të republikanëve për parregullësi në zgjedhje

Ngjarja e ardhëshme

Jacinda Ardern: Bashkëpunimi i rëndësishëm për rimëkëmbje ekonomike pas COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian