Si asnjë vit tjetër sheshi “Skënderbej” bosh, Policët spektatorët e vetëm të spektaklit të fishekzjarreve

Për shkak të pandemisë së koronavirusit na u desht të ndryshojmë stilin e jetesës, në tryezat festive të shqiptarëve munguan të afërmit që jetojnë jashtë.  Urimi i tyre erdhi vetëm përmes telefonave.  

As në Tiranë dhe në asnjë qytet nuk pati qytetarë që të dilnin në shesh për të festuar, duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve nga ballkonet apo dritaret e tyre të shtëpive.

Në shesh ishin policët e rendit të cilët duket se ishin ata të vetmit spektatorë të spektaklit të fishekzjarreve në shesh.

Rrugët e  kryeqytetit si asnjë 31 dhjetor tjetër ishin bosh. Tek tuk, ata që guxuan të thyenin rregullat të pashqetësuar bënë foto në sheshin e boshatisur.

Foto: LSA, Malton Dibra

Image
Image
Ngjarja paraprake

Trump, Biden japin mesazhe me rastin e Vitit të Ri

Ngjarja e ardhëshme

Këto janë vendet e para që e festuan Vitin e Ri 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian