Shumica e futbollistëve preferojnë Kosovën

Artan Mërgjyshi beson te ngjitja, edhe pa merkato. Trajneri mendon se me grupin që ka, skuadra mund të kapë kreun e rrjedhimisht të realizojë misionin “Superiore”.

Disa përforcime do t’i donte edhe ai, e megjithatë negociatat nuk po shkojnë si duhet. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” rrëfen pengesën që po hasin gjatë kësaj periudhe klubet shqiptare.

Përveç Levendit, a ka të tjera largime nga Besa?

Fatmirësisht jo, nuk ka të tjera largime. Levendi pretendonte më shumë minuta dhe preferoi të largohej me mirëkuptim. Nuk do të ketë më asnjë të larguar nga ekipi, me sa di unë.

Ndërkohë, ka vetëm një të afruar…

Grupit të futbollistëve i është bashkuar një 17-vjeçar nga Kosova (Alban Hyseni), por që nuk i vlen për sot ekipit. Thënë ndryshe, ai pritet të stërvitet, rritet e në të ardhmen t’i shërbejë Besës. Futbollisti tjetër i ardhur nga Austria në provë, u largua.

Kur do t’i bëjë Besa “goditjet” e veta në këtë merkato?

Kjo nuk varet nga Mërgjyshi. Kam folur me presidentin dhe jam në dijeni të kontakteve të tij me disa futbollistë. Por, shumica prej tyre preferojnë të ikin në Kosovë, një treg që po thith gjithnjë e më shumë lojtarë nga kampionatet tona. Bizhdili po punon për të blerë lojtarë cilësorë, po nuk përjashtohet as pista e huazimit. Bëhet fjalë të paktën për 3-4 lojtarë.

Më 16 janar, ju prisni Lushnjën në Kavajë, po nëse afrimet vonohen?

Sido që të ndodhë, dy javët e para do t’i luaj me kontigjentin aktual. Kjo, pasi kushdo të afrohet ka nevojë të njohë lojën e grupit dhe të përshtatet me taktikën e strategjinë tonë të lojës.

Po nëse këto përforcime nuk vijnë, a ka besim Mërgjyshi se me këtë grup rikthehet në Superiore?

Pa dashur të flas për veten, ju e dini se vjet drejtova Apoloninë me djem fare të rinj që arritën Superioren.

Besa ka një grup të gërshetuar mes përvojës dhe të rinjve. Nëse nuk do të kemi afrime sikurse thoni ju, atëherë do të luftojmë me kontingjentin që kemi. Përforcimet i duan të gjithë, por ne ia dalim edhe me këta futbollistë. Unë besoj fort se deri në përballjen me Lushnjën do të kemi afrime të reja.

Ngjarja paraprake

KUJDES! Shenjat që tregojnë se arteriet tuaja janë të bllokuara dhe duhet të shkoni menjëherë tek mjeku

Ngjarja e ardhëshme

Dëshmitari tregon se si u vra një grua brenda Kongresit Amerikan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian