“Shumë fëmijë do vdesin nga pandemia”, OBSH bën paralajmërimin e frikshëm

Coronavirus po vjen me pasoja fatale. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar ditën e sotme numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, do të rritet me 10 mijë në muaj.

Reuters raporton se Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që pritet një rritje prej 14% këtë vit në rastet e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. Kjo rritje është pasojë e pandemisë.

Sipas kësaj shifre, i bie 6.7 milionë fëmijë shtesë të kequshqyer, shumica në Afrikën sub-Sahariane dhe në jug të Azisë.

“Covid ka shkaktuar pengime serioze për shërbimet më esenciale, imunizimin, shërbimet e maternitetit, ushqimin e fëmijëve, planifikimet familjare dhe shumë më tepër. Nuk mund ta pranojmë një botë ku të pasurit kanë çasje në ushqime të shëndetshme dhe të varfërit mbesin prapa”, tha drejtori i OBSH.

Ngjarja paraprake

Kur pritet të bie borë në vendin tonë?- Flet Sylë Tahirsylaj!

Ngjarja e ardhëshme

Për herë të parë një shoqëri bjeshkatare organizon ecje me grup të madh 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian