Shuhet zjarri në fshatin Nec të Gjakovës, me ndihmën e zjarrëfikësve dhe policiës

Falë angazhimit të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, Policisë së Kosovës dhe ndihmës nga Komuna e Junikut, është arritur që të shuhet zjarri në fshatin Nec.

Siç njoftohet, bashkë me ta në vendin e ngjarjes, pranë banorëve ndodhen edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Gjakovës.

Sipas komunës, zjarri i madh ka shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht banorët e kësaj ane tashmë janë të sigurt.

“Faleminderit Brigada e Zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe Komuna e Junikut për ndihmën. Si institucion komunal jemi afër banorëve të kësaj ane për t’iu dalë në ndihmë për çdo gjë që ata kanë nevojë”, thuhet në njoftim.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Situata e rëndë me zjarret, Grubi: Institucionet po bëjn maksimumin, ju lutemi për kujdes

Ngjarja e ardhëshme

Arsenal dhe PSG në garë për Javi Serrano

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian