Shuhet ëndrra e Ancelotti-t, menaxheri zbulon të ardhmen e yllit

Shumë zëra e japin larg Real Madrid me Carlo Ancelotti-n, trajneri i Everton, që e do në Premier League.

Megjithatë, siç ka bërë të ditur menaxheri i lojtarit për Cadena Ser, fantazisti duket se nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë La Liga-s.

“E dimë se qarkullojnë shumë zëra, e dimë dhe i dëgjojmë të gjithë”, ka thënë menaxheri i Isco-s.

“Por ne nuk po vlerësojmë asnjë ofertë dhe ideja është që të mos largohemi nga Real Madrid”.

Fjalë të qarta ato të menaxherit të spanjollit, i cili ka një kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022.

Vlera e kartonit të tij është 40 milionë euro.

Ngjarja paraprake

Buxheti i 2021 ‘Pro Bizneseve’? Shkodra: U shfrytëzua rrëmuja, nuk ka një paketë fiskale të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Biden kërkon asistencë emergjence për pandeminë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian