Shuhen zjarret në tre lokacione të ndryshme në Shkup, nuk ka të lënduar

Pasditen e sotme në territorin e Qytetit të Shkupit është raportuar për tre zjarre aktive. Zjarri i parë është në lagjen Maxhir Mallë në rrugën “Gjuro Gjonovik” me numër 65, ku është djegur një shtëpi e braktisur afër stacionit të ri të trenave. Zjarri i dytë është raportuar në një hambar në Kondovë, ndërsa zjarri i tretë ka ndodhur në unazën pas “Euroactiva” në drejtim të Bllacës. Komandanti i zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski për TV21 tha se zjarret janë shuar dhe se nuk ka të lënduar.

Në lidhje me: Zjarr afër stacionit të trenave në Shkup

“Zjarret janë vënë shpejt në kontroll dhe po punojmë vetëm për pastrim. Nuk kemi qytetarë të lënduar, nuk kemi zjarrfikës të lënduar. Pas raportimit, zjarret janë vënë shpejt nën kontroll”, deklaroi për TV21 Zvonko Tomeski, komandant i zjarrfikësve në Shkup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Work on a Multi-CBDC Platform Has Revealed ‘More Questions Than Answers’ – BIS

Story i radhës

Rusia po eksploron një sulm kibernetik ndaj SHBA

Të fundit nga