shuarja e dwamenas fshf shtyn ndeshjet e fundjaves ne shqiperi 654f97e2305ce

Shuarja e Dwamenas, FSHF shtyn ndeshjet e fundjavës në Shqipëri

November 11, 2023
1 minut lexim

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani.

Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes. Dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shefi i federates se kryqit te kuq si mund ta pranoje bashkesia nderkombetare situaten ne gaza 654f97a860507
Story i mëparshëm

Shefi i Federatës së Kryqit të Kuq: Si mund ta pranojë bashkësia ndërkombëtare situatën në Gaza?

ulet niveli i kredive me probleme banka e shqiperise ecuria e kreditimit pozitive pavaresisht rritjes se normave te interesit 654f981ebb097
Story i radhës

Ulet niveli i kredive me probleme/ Banka e Shqipërisë: Ecuria e kreditimit pozitive, pavarësisht rritjes së normave të interesit

Të fundit nga

ShkoLartë