Shtyhet sërish seanca për rastin “I pushtetshmi”

Gjykimi për rastin “I pushtetshmi”, ku një nga të pandehurit është deputeti Antonio Milloshoski, assesi të fillojë. U shty edhe seanca e caktuar për sot. Nëse seancat e mëparshme nuk u mbajtën për shkak të virusit Korona, sot problemi ishte mungesa e njërit prej të pandehurve. Gjykata dërgoi ftesë në adresën që ishte raportuar në Kërçovë, por më pas kanë vërtetuar se ai jetonte në Shkup. Në rastin “I pushtetshmi” të akuzuar janë 13 persona ndërsa mes tyre është edhe babai i Milloshoskit, ish-kryetari i Komisionit për Lustrim Tome Axhiev dhe ish-kryetari i Makedonski Brodit, Millosim Vojnevski. Ata akuzohen për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sepse kanë bërë shitjen e paligjshme të një ndërtese në të cilën ishte vendosur administrata e komunës së Plasnicës.


Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Tirana në errësirë, zona e ‘Don Boskos’ 4 orë pa drita

Ngjarja e ardhëshme

Xhesi e pranon hapur xhelozinë: Nuk jam e lumtur

të fundit nga