Shtyhen sërish testet mjekësore

Stephan El Shaarawy vazhdon të presë për të kryer testet mjekësore me Romën.

Sky Sport Italia raporton se ai është ende pozitiv me koronavirusin dhe kjo është arsyeja e shtyrjes së testeve mjekësore.

Reprezentuesi italian ka vendosur të kthehet në Olimpico, por thuhet se ka rezultuar pozitiv për COVID-19 para se të mund të kryente ekzaminimet mjekësore.

Kjo do të thotë që ish-anësori i Milanit duhet të presë derisa të jetë merr rezultatin negativ për ta kompletuar transferimin e tij në kryeqytetin italian.

El Shaarawy ka qenë pjesë e Romës prej vitit 2016 deri në vitin 2019, kur u largua për të luajtur në Kinë për dy sezone tjera.

Ngjarja paraprake

Çfarë tregon shenja juaj e zodiakut për inteligjencën?

Ngjarja e ardhëshme

Rruga industriale në Tetovë, mbyllet hyrja e pasme e shkollës “Kirili dhe Metodij”

të fundit nga