Shtutgarti kërkon Ademin, por Dinamo nuk i jep leje

Përfaqësuesi maqedonas, shqiptari Arijan Ademi, ka ofertë nga Bundesliga, por Dinamo e Zagrebit nuk dëshiron që t’i japë dritën e gjelbër për një transferim. 

Drejtuesit e Dinamos, kanë bërë të ditur se nga “Maksimir” mund të largohet vetëm portieri Dominik Livakoviç dhe askush tjetër.

Ademi ka paraqitur kërkesë për transferimin e tij pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ante Çaçiq, por pas një bisede me njerëzit kryesorë në klub është vendosur që shqiptari të qëndrojë në Dinamo. 

Ademi ka pasur ofertë nga Adana, një klub nga Arabia Saudite, është folur edhe për Valencian, por Dinamo ka theksuar se kapiteni nuk do të largohet.

Kësisoj dështon oferta Shtutgartit dhe rasti që Adem të paktën këtë sezon të luajë në Bundesligë.

Dinamo kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur kontratë të re për Ademin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Polonia do t’ia dërgojë Ukrainës 60 tanke të modernizuara

Story i radhës

Berisha vuan për të gjetur një ekip të ri

Të fundit nga