Shtohen rastet që qytetarët e Gjakovës sulmohen nga qentë

Nga një qen, Ardian Pozhegu të hënën u sulmua, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Pozhegu po thotë që u detyrua të kërkojë tretman mjekësor.

Ky ka treguar se nga qeni endacak nuk u kafshua vetëm ky, por në të njëjtën ditë pësoi edhe një i moshuar tjetër.

Sulmet nga qentë endacak janë shtuar në Komunën e Gjakovës.

Sipas Hamdi Kamerit, mjek në qendrën emergjente të këtij qyteti janë shumë personat që po kërkojnë trajtime mjekësore pas sulmeve nga këto kafshë, çka bën që shifrat të tregojnë një rritje të rasteve në krahasim me vitin e kaluar.

Ngjarja paraprake

​Ferguson bisedon me Pochettino para ndeshjes PSG-City

Ngjarja e ardhëshme

26-vjeçarja vritet nga dy burrat që donin të martoheshin me të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian