shtohen rastet me grip ne elbasan mjeku ne 24 ore kemi 200 vizita ne dite 67893af4ba60b

Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë

January 16, 2025
1 minut lexim

Dy javët e para të janarit kanë shënuar edhe kulmin e përhapjes së gripit të stinës. Në Elbasan shifrat e pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut janë alarmante, pasi çdo 24 orë më shumë se 200 persona paraqiten për të marrë ndihmën e parë.

Drejtori i urgjencës thekson faktin se dyndjet vijnë edhe si pasojë e grumbullimeve përgjatë festave të fundvitit.

“Në 24 orë ne kemi mbi 200 vizita të cilat në këtë lloj stine kemi edhe raste me status febril. Këshillat që ne japim është se duhet të evitojmë grumbullimet në rastet kur kemi viroza të ndryshme dhe paraqitje, sepse edhe këto rastet që kemi tani vijnë mbas festave ku grumbullimet kanë qenë të medha”, tha drejtori i urgjencës në spitalin e Elbasanit, Ergys Miçi.

Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë moshat e treta, gratë shtatëzëna, personat e probleme të zemrës dhe mushkrive, ku shumica e tyre ka nevojë që të shtrohet në spital.

“Kemi një rritje të rasteve të cilat janë status febril, pra temperatura të cilat mund të jenë edhe rezistente. Ndonjëherë raste të cilat kanë edhe komplikacione të tilla si përshembull rastet me diagnoza shoqëruese, siç janë problemet kardiake ose pulmonare të cilat vijnë me dispne temperature të larte, të cilat më pas kanë nevojë edhe për hospitalizim”, ka shtuar Ergys Miçi.

Ndryshe nga të rriturit, tek fëmijët po dominon virusi respirator sinsincial, i cili ka rritur vizitat në qendrat shëndetësore por edhe shtrimet në spital.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taravari priti ne takim perfaqesuesin special per ballkanin perendimor erik nestas mathisen dhe ambasadoren e norvegjise znj kristin melsom 678936044aba9
Story i mëparshëm

Taravari priti në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Mathisen, dhe ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom

avokati ndeshkueshmeria per nje subjekt politik mund te arrije deri ne 678944527d0da
Story i radhës

Avokati: Ndëshkueshmëria për një subjekt politik mund të arrijë deri në…

Të fundit nga

ShkoLartë