shtohen automjetet green ne shqiperi 40 e makinave te reja jane elektrike 678e8d3929507

Shtohen automjetet green në Shqipëri: 40% e makinave të reja janë elektrike

January 20, 2025
1 minut lexim

Viti 2024 ka shënuar një tregues në rritje të konsiderueshme të flotës së mjeteve green në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se përgjatë periudhës janar- dhjetor 2024 janë 3127 mjete All-Electric të regjistruara, me një rritje prej 72.5%  krahasuar me janar- dhjetor 2023.

Gjithashtu, 16.6% e mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë janë All-Electric, duke dëshmuar një prirje drejt zgjedhjeve të mjeteve ekologjike. Në total, flota e mjeteve All-Electric arriti në 6378, me një rritje prej 92% krahasuar me vitin 2023.

Në kategorinë e mjeteve Electric/Hybrid Plug-In, të dhënat tregojnë se janë 5,404 mjete Electric/ Hybrid Plug-In të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 64% krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, 40% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike ose  Hybrid Plug-In, shifër që tregon rritje prozitive prej 14,3%.

Ndërkohë, flota e mjeteve elektrike/ Hybrid Plug-In arriti në 12,424 në dhjetor 2024, me rritje prej 76% krahasuar me 2023.

Regjistrimi i mjeteve elektrike ka kontribuar në uljen e emetimit të dioksidit të karbonit, duke dhënë një impakt ambiental, në kuadër të qëndrueshmërisë mjedisore dhe reduktimit të ndotjes. Në këtë drejtim, sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR, janë ulur 4 milionë e 127 mijë kg CO2/vit, duke çuar në 137,588 mushkëri ambientale më të pastra.

Ndërkohë, në Shqipëri deri në fund të dhjetorit 2024, janë regjistruar 959,416 mjete aktive, 10.5% më shumë krahasuar me 2023. /SCAN

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ku qendron kosova me energjetike 678e8a69c3638
Story i mëparshëm

Ku qëndron Kosova me energjetikë?

ancelotti pritet te largohet nga real madrid ne fund te sezonit 678e8e2898ae9
Story i radhës

Ancelotti pritet të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit

Të fundit nga

ShkoLartë