Shteti nuk duhet të shantazhohet nga çunat me paga 5 mijë dollarëshe

Kontrollorët e Trafikut Ajror në Shqipëri, Kosovë, pse jo edhe në pjesën më të madhe të botës, janë të paktë në numër, profesion i rrallë, shkollimi i tyre bazë kushton mbi 300 mijë euro dhe duke i gëzuar të gjitha këto avantazhe, sillen edhe si çuna të lazdruar.

Por veprime të tilla si kjo që ndodhi në Tiranë, ku Kontrollorët e Trafikut Ajror bllokuan Aeroportin dhe futurimet duke rrezikuar jetë njerëzish, janë veprime me vetëm një precedent në botë.

I njëjti veprim ka ndodhur edhe në Aeroportin e Prishtinës, ku Kontrollorët e Trafikut Ajror, po për çështje pagash, rrezikun jetë njerëzish pasi braktisën punën duke mos iu shërbyer aeroplanëve që ishin në fluturim e sipër për në Prishtinë.

Në të dy rastet, si në Tiranë ashtu dhe në Prishtinë, puna u braktis pa paralajmërim dhe duke mos i respektuar rregullat për pakënaqësitë dhe paralajmërimin e grevave, një veprim ky i paimagjinushëm për kontrollorët në shtetet e Bashkimit Evropian, SHBA apo shtete tjera që udhëhiqen nga Ligji dhe Rregulli.

Në çdo vend të botës, një mënyrë e tillë e braktisjes së punës, duke rrezikuar jetë njerëzish, quhet sabotim i detyrës dhe hetohet si i tillë. Fajtorët domosdoshmërisht ndëshkohen.

Mbi kë do binte përgjegjësia sikur aeroplani që u detyrua të kthehej në Athinë, të përfundonte në greminat e maleve shqiptare???

Në Aeroportin e Prishtinës kur qe braktisur puna, po kthehej vet kryeministri i asaj kohe, Agim Çeku, bashkë me udhëtarë të tjerë. Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë.

Gjithashtu, fati deshi që në grevën që u zhvillua në vitin 2006, nuk iu bashkua Drejtori i Kontrollorëve bashkë me vëllaun e tij, që po ashtu ishte kontrollor dhe Aeroporti pas një mbyllje disa orëshe, arriti megjithatë të qëndroi hapur.

Përgjatë disa javëve, derisa kontrollorët e tjerë grevistë vendosën të ktheheshin në punë, nepotizmi familjarë, punësimi i vëllaut në institucionin ku vëllau tjetër është drejtor, jo vetëm që shërbeu pozitivisht, por la hapësirë për mburrje.

Duke pasur ndihmën edhe të disa ushtarakëve të KFOR-it islandez, Aeroporti i Prishtinës qëndroi i hapur për fluturimet, ndërsa niveli i sigurisë u degradua zyrtarisht.

Secili pilot dhe aeroplan që nisej për në Aeroportin e Prishtinës, merrte informacionin që Aeroprti i Prishtinës kishte degraduar zyrtarisht në nivelin në të ultë të sigurisë së fluturimeve.

Nga një Aeroport me nivel sigurie Instrumental Flight Rule apo IFR, Aerporti i Prishtinës u kthye në Visual Fliht Rule apo VFR.

Përkthyer në gjuhën e zakonshme, i binte që përgjegjësia e aterimit më shumë se e kullës apo kontrollorëve, ishte e vet pilotit.

Vetëm një aeroplan lejohej të hynte në hapësirën ajrore të Kosovës dhe derisa i njëjti të merrte udhëtarët dhe të dilte nga hapësira ajrore e Kosovës, nuk lejohej hyrja e aeroplanit tjetër.

Të tillë Aeroporte që janë me mijëra nëpër fushat e shumta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku piloti ateron pa udhëzimet e kontrollorëve ajrorë dhe përgjegjësia e aterimit bie mbi pilotin e aeroplanit dhe ndihmësin e tij.

Veprimi i kontrollorëve të Aeroportit të Prishtinës nuk u ndëshkua, edhe pse në çdo vend dhe çdo kohë lënia pa shërbime e një Aeroporti, qoftë me arsyetimin e nivelit të lartë të stresit, është dhe hetohet si sabotim i qëllimshëm.

Një kontrollor në Aeroportin e Prishtinës merr mesatarisht nga 25 mijë deri në 28 mijë euro në vit.

Por ata morën një mësim, të cilin kolegët e tyre të AlbKontrollit në Tiranë nuk duan t’ia dinë.

Gjatë vitit 2019, Kontrollorët e Aeroportit të Prishtinës nuk guxuan ta braktisin punën krejtësisht, pasi Ligji e ndonte atë, por dhanë shërbime minimale dhe preferenciale.

Gjatë grevës së tyre që filloi nga dy orë dhe shkoi deri në 8 orë në ditë, ata nuk guxuan mos t’iu ofrojnë shërbime aeroplanëve ushtrarak të KFOR-i apo fluturimeve tjera emergjente.

Ata ishin të vetëdishëm se nëse bllokonin krejt fluturimet, KFOR që garanton sigurin e vendit, mund të vendosej në Kullë dhe nëse i kërkohej, të rivendoste rregullin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.

Por, fatkeqësia në Shqipëri me sa po shihet, është që Ushtria shqiptare më shumë se për dekor dhe zhurmë, nuk mund të shërbejë për më shumë.

Fakti që qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama kërkuan ndihmë nga jashtë, tregon qartë që në Ushtrinë Shqiptare nuk ka profesionistë ushtarak që do ndihmonin për ta mbajtur hapur Aeroportin e vetëm ndërkombëtarë në Shqipëri.

E pritshme kjo nga një vend pa aviacion luftarak i cili edhe aeroportet ushtarake ose i ka dhënë të huajve ose i ka mbyllur.

Por e parrokshme për trurin që ky vend është anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë zgjidhje për situata të tilla dramatike që rrezikojnë dhe sigurinë kombëtare.

Por drama me Aeroportim e Rinasit, do të kthehej në tragjike nëse qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama, do të tërhiqeshin dhe do plotësonin teket e kontrollorëve.

Sado tragjike të duket fakti që për të dytën ditë me radhë mijëra udhëtarë po presin në kushte çnjerëzore për të fluturuar, tragjedia më e madhe do ishte plotësimi i tekave të punëtorëve të Albkontrollit.

Nje veprim i tillë jo vetëm që do i lironte ata nga ndjekja penale, por do shkilte të drejtat e taksapaguesve shqiptarë.

Pse një biznismen, nje mjek, një mësues duhet të ndajë para për taksat që do shkonin për ti mbajtur pagat e kontrollorëve në shumën e 4.400 dollarëve?

Është e qartë që pjesa më e madhe e të hyrave të Albkontrollit sigurohen nga mbifluturimet, të cilat për shkak të pandemisë kanë rënë mbi 50 përqind.

Për ata që nuk e kanë të qartë, Albkontrolli edhe pse është kompani shtetërore dhe fitimprurëse, fitimet e saja NETO përdoren çdo herë dhe gjithnjë vetëm nga Albkontrolli.

Ndaj dhe punonjësit e saj i kanë pagat 4.400 dollarë ndërsa fitimet tjera përdoren për specializime dhe trajnime të kontrollorëve dhe stafit tjetër.

Pse tani kur nuk kanë fitime këta çuna të lazdruar nuk pranojnë paga 2.400 dollarëshe apo përgjysmim të tyre???

Pse duhet pjesa tjetër e shoqërisë nga taksat duhet t’iu mundësojë atyre të jetojnë pa prishur standardin, kur të njejtit kur janë me fitime, i përdorin ato vetëm për veten e tyre?

Të saktësojmë se fitimet e Albkontrollit ligjërisht përdoren nga ndërmarrja qoftë për paga të larta, trajnime, specializime ngase këtë e mundëson Eurokontrolli nga Brukseli dhe ligjet e kësaj organizate.

Ndaj dhe me të drejtë ministria Balluku e quajti Albkontrollin Shoqëri Aksionare me Instrumente fitime zero.

Fitimi i shtetit nga fitimi i kësaj kompanie ështe zero dhe humbjet nuk duhet të mbulohen nga shteti. Veçmas për paga super të larta.

Si i pushoi nga puna mbi 11 mijë kontrollorë, presidenti Reagan, për shkak të grevës?

Për informacion, me datë 5 gusht të vitit 1981, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Ronald Reagan pushoi nga puna 11 mijë e 359 kontrollorë të trafikut ajror, pasi kishin filluar një grevë për të rritur pagat e tyre.

Vendimi për pushimin e tyre erdhi pasi dy ditë më parë, më 3 gusht, pothuajse 13 mijë kontrollorë të trafikut ajror hynë në grevë për shkak të kushteve të punës dhe rritjes së pagave.

Ditën që kontrollorët hynë në grevë u anuluan 7000 fluturime dhe Presidenti Reagan e quajti grevën të paligjshme. Ai paraprakisht kërcënoi se do të pushonte nga puna çdo kontrollues që nuk do të kthehej nga puna brenda 48 orësh.

Edhe pse ky vendim pati pasoja, Regani nuk u tërhoq dhe ushtria mori Kontrollin Ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëkohësisht, filloi pranimi në punë i kontrollorëve të rinj, ndërsa ata që vazhduan grevën, jo vetëm që nuk u lejuan të punojnë si kontrollorë, por iu ndalua puna në këtë fushë, përjetësisht.

Ngjarja paraprake

Grusht shteti me kontrollorët në Rinas? Berisha nxjerr emrat e socialistëve që u punojnë të afërmit në Albcontrol

Ngjarja e ardhëshme

Rektori ia uron postin presidentes dhe pjesëtares së stafit akademik, Vjosa Osmanit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian