Shteti ligjor përballë turmave

Në vend se të gërgasin le të pastrojnë listat, kaq e thjeshtë është kjo punë. Shoqëria e lirë [ajo e pakorruptuara nga mendësia e cubave muzhikor] duhet ta lavdërojnë Gjykatën Kushtetuese, KQZ dhe institucionet tjera që më në fund u çliruan nga kthetrat e politikës dhe vendosën për shtetin ligjor.

Se sa rëndë deri tash paska qenë ky çlirim shihet. Nuk kishte metodë tjetër përveç kësaj: që instalimi i kësaj praktike të fillojë duke ia nis nga politika, partitë. Ata me vepër penale [ende në veprim] nuk kanë të drejtë ligjore të kandidojnë!

Këtë masë sa kuptova unë nuk e përcakton natyra e veprës penale por kualiteti i dënimit, prandaj është absurd arsyetimi se nuk duhet futur me një thes ata që kanë gjuajtur gaz me ata që vrasin qentë rrugëve: nëse të dy janë dënuar me 3 vite [p.sh] janë të barabartë për trajtim në procedurën e çertifikimit.

Partitë duhet ta pranojnë këtë standard. Ndërkaq shoqëria e lirë, civile duhet ta përkrah këtë fillim të mbarë. Kjo nuk duhet të lejojë që turmat e kësaj apo asaj partie ta sfidojnë shtetin ligjor. Respekt gjithë organizatave, mediave, ambasadave që e ndihmojnë Kosovën në këtë udhë të vështirë.

Kosova duhet t’ia dalë, presioni i turmave dhe të penalizuarve nuk duhet të triumfojë mbi ligjin. Pa këtë hap Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar.

Ngjarja paraprake

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Ngjarja e ardhëshme

Veshje të kopjuara nga Amal Clooney mjaftojnë për të shkëlqyer gjithë vitin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian