Luiz Rubiales shtoi polemikat ditën e sotme në Spanjë.
Pasi puti në buzë futbollisten Xheni Hermozo, ai u shpreh se janë vënë kundër për ta larguar, por vendimi i tij nuk ndryshon, duke shtuar se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Federatës.
Megjithatë, duket se Rubiales nuk do të vazhdojë për shumë kohë në krye të federatës. Qeveria spanjolle ka nisur nga puna për shkarkimin e presidentit. Këshilli i Lartë i Sporteve në Spanjë, do të ngrejë padinë ndaj Rubiales në Gjykatën Administrative të Sportit në mënyrë që të bëhet pezullimi i menjëhershëm nga detyra.
Vetë qeveria nuk ka diskutuar me Rubialesin në lidhje me një dorëheqje të mundshme dhe vetë sekretari i shtetit, Viktor Frankos shprehet se nuk do të kërkohet më dorëheqja e tij por do të ndiqen të gjitha hapat e nevojshme për ta shkarkuar nga detyra.