Shtetet e Bashkuara heqin Xiaomin nga lista e zezë

Qeveria Amerikane ka vendosur të heqë Xiaomi nga lista e sanksioneve të administratës Trump.

Xiaomi u vendos në listën e kompanive që kishin lidhje me ushtrinë Kineze në Janar duke bllokuar investimin Amerikane në firmë.

Drejt fundit të presidencës së Trump, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e deklaroi Xiaomi një firmë që kontrollohet nga ushtria dhe partia Komuniste Kineze.

Dy javë më parë Xiaomi dërgoi urdhrin në gjykatë me argumentin se dy bashkëthemeluesit e kompanisë kishin në pronësi 75% të aksioneve dhe nuk kishin asnjë lidhje me ushtrinë.

Gjithashtu në padi kompania tregon se tre prej aksionerëve kryesor në Xiaomi ishin grupe Amerikane investimi.

Në Mars një gjykatë Amerikane përkohësisht hoqi sanksionet përpara se të anuloheshin ditën e sotme. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Gazzetta zbulon pse lojtarët e Juventusit janë të pakënaqur me Pirlo

Ngjarja e ardhëshme

Kovid RMV/16 humbje jete 150 raste të reja.Shërohen 487 pacientë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian