Shtetasit e Maqedonisë do të duhet të kenë PCR-test për në Serbi, Mal të Zi dhe BeH

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon qytetarët se në përputhje me përkeqësimin e situatës me pandeminë KOVID-19 në rajon dhe numrin e madh të rasteve të reja pozitive, hyrja e shtetasve maqedonas në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të lejohet pa test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë nga momenti i hyrjes në këto vende.

Mbetet mundësia që qytetarët maqedonas të hyjnë në Kosovë pa test PCR, por Qeveria u bën apel qytetarëve që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk e kanë të patjetërsueshme.

Qeveria dhe autoritetet shëndetësore, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në rajon, ditëve në vijim do të rishikojnë vendimin për hyrjen e shtetasve të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës në Maqedoninë e Veriut, pa PCR test.

Ngjarja paraprake

Aksidenti me fatalitet në Prizren: 17 vjeçari po shkonte për të blerë harç, kur goditi për vdekje 5 vjeçarin

Ngjarja e ardhëshme

Berisha: Ne nuk jemi Brazili, sonte ishim më të mirë se Sllovenia, a mendoni se s’duam të fitojmë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian