Shtëpia malore në Vodno çlirohet nga uzurpimi

Ditën e djeshme me datë 17 mars Federata malore e RMV ka ndërrmarë masa për çlirimin e shtëpisë malore në Vodno nga uzurpatori e deritanishëm PK “Bistra” të cilët tashmë disa muaj mbajnë peng objektin i cili është pronë e të gjith bjeshkatarëve vendas dhe me të cilën menaxhon Federata malore e Maqedonisë.

Rrespektivisht edhe pse kontrata për shfrytëzim, menaxhim dhe investim të cilën Federata e ka nënshkruar me fituesin e shpalljes publike Klubin Malor “H2O” Shkup, shfrytëzuesi i mëparshëm nuk ka dashur ta dorëzojë objektin për disa muaj me radhë, dhe ka mbajtur çelsat e objektit në mënyrë të paligjshme, me çka ka penguar realizimim e planeve për investim dhe përmirsim të kushteve të cilat Federata Malore e Maqedonisë i ka kontraktuar me shfrytëzuesin/menaxhuesin e ri të zgjedhur në mënyrë transparente.

Vlen të theksohet se Federata Malore e Maqedonisë ka njoftuar opinionin se Shtëpia Malore sipas marrëveshjes pritet që së shpejti të rinovohet dhe të ofrojë kushte më të mira dhe moderne për të gjith bjeshkatarët që e vizitojnë malin Vodno.

Përndryshe gjendja e objektit siç mund të shihet edhe në foto është në gjendje të mjerueshme si pasojë e keqmenaxhimit të deritanishëm.

Ngjarja paraprake

Spitali i Fierit përdor oksigjen industrial për pacientët me Covid

Ngjarja e ardhëshme

Ponte Prizreni me zemër të madhe, hesht Pejën e Dardan Berishës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian