Shtëpia e Bardhë thotë se Rusia mund të përdor armë kimike

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke kritikuar ato që ajo i quajti pretendimet e rreme nga Rusia se SHBA po zhvillon armë kimike në Ukrainë, shkroi në Twitter:

“Tani që Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe Kina në dukje e ka mbështetur këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në vëzhgim në mos Rusia përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë”, shkroi Psaki.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi në fillim të këtij viti për mundësinë që Rusia të kryejë një sulm të rremë ose të vërtetë me armë kimike si një pretekst i prodhuar për një pushtim në Ukrainë./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I luajturi mendsh, që po e trazon botën!

Story i radhës

​Superliga e Kosovës sot nën hijen e derbit Drita-Gjilani

Të fundit nga