Shtëpia e Bardhë bëhet rozë në nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori, në gjithë botën shënohet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në nder të kësaj, këtu mund të vështroni një hije të re të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo të paktën për muajin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, është ndezur në ngjyrë rozë.

Kjo nismë, fillon zyrtarisht më 1 tetor.

”Sonte, Shtëpia e Bardhë u ndez në rozë për nder të Muajit Kombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit”.

”Si një komb, ne kujtojmë jetët e çmuara të humbura nga kanceri i gjirit dhe familjet ndryshuan përgjithmonë si pasojë”, thuhet në njoftim.

Ngjyra rozë e Shtëpisë së Bardhë është bërë një traditë gati dhjetëvjeçare duke filluar nga mandati i dytë i ish-presidentit George W. Bush në vitin 2008.

Që atëherë, ish-Presidenti Barack Obama e mbajti në dy mandatet e tij dhe koha e familjes Trump tani.

Image
Image
Ngjarja paraprake

MPPS: Fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore

Ngjarja e ardhëshme

Zëvendës kryeministri Dimitrov realizoi takim me ambasadorin e Spanjës, Emilio Lorenco Sera

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian